Toshkovski: MPB do të kontrollojë 500 funksionarë për shkelje të mundshme

Shkup, 4 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se MPB do t’i kontrollojë informacionet për 500 zyrtarë për të cilët ka indikacione se kanë bërë diçka që nuk është në përputhje me rregulloret ligjore në aspektin e dëshmive përkatëse që nuk korrespondojnë me procedurat e nevojshme ligjore.

Këtë e tha Toshkovski i pyetur nëse MPB-ja do ta kontrollojë certifikatën e gjuhës angleze të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovskit, për të cilën ka pretendime se është e rreme. Ai theksoi se MPB-ja do të veprojë në përputhje me rregulloret ligjore dhe se janë ndërmarrë veprime procedurale në disa procedura.

“Ministria e Brendshme në periudhën e kaluar ka ndërmarrë veprime procedurale në disa procedura, ato janë veprimi përfundimtar i veprimeve të mëparshme para hetimore që kanë zgjatur shumë më tepër se dhjetëra ditë. Kështu që mendoj se do të veprojmë brenda kufijve të kompetencave tona”, tha Toshkovski.

Prokurori publik i shtetit, Ljupço Kotsevski, konfirmoi se kundër Hristovskit janë pranuar ankesa anonime, të cilat janë të kombinuara në një rast dhe do të jenë objekt hetimi.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img