Juventusi nuk heq dorë nga Ismajli, por e merr me një kusht

Ardian Ismajli shikohet si një mundësi e artë në merkato nga ana e Juventusit. Torinezët janë në kërkim të një lojtari për të mbushur vendin e lënë bosh në mbrojtje nga i dëmtuari Bremer dhe forma e treguar këtë sezon nga shqiptari është një garanci për klubin në fjalë.

Në këtë situatë ka një problem pasi Ismajli ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe në janar do të jetë i lirë për të firmosur me një klub tjetër. Juventusi për momentin nuk do të shpejzojë para dhe ofron një formulë huazimi me të drejtë blerje ndërsa ky opsion për Empolin nuk mund të përdoret pasi do ta humbte lojtarin në qershor me parametra zero.

Edhe pse për momentin asnjë nga klubet nuk ka bërë hapin e parë një zgjidhje do të ishte nëse Ismajli do të rinovonte edhe një vit me klubin e Empolit dhe në janar të huazohej në Torino ku do të kishte 6 muaj kohë për të treguar vetën në një kontekst të ri.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles