Tetovë, 29 tetor – Kryesi i punëve për ndërtimin e rreth-rrotullimit të Tetovës përmes qarkores Trebosh deri në fshatin Neproshten, për momentin po punohet në kryerjen e mbikalimit mbi binarët e hekurudhës, informuan sot nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH).
“Së bashku me ekipin profesionit të NPRRSH-së kontrolluam punët ndërtimore për ndërtimin e rreth-rrotullimit të Tetovës përmes qarkores Trebosh deri në fshatin Neproshten (faza 1). Për momentin po punohet në përpunimin e shtyllave të mbikalimit. Gjithashtu, paralelisht me kryerjen e zgjidhim edhe eksprorpijimin e tokës përreth, ndërsa është kryer edhe depërtimi dhe pastrimi i trasesë prej rreth 90%. Progresi momental i punëve ndërtimore është 25%”, shkroi drejtori i NPRRSH-së, Koce Trajanovski përmes rrjetit social Fejsbuk.
Gjatësia e këtij rreth rrotullimi është 5,34 kilometra dhe do të ketë dy korsi me nga tre metra rrugë asfaltuese. Për ndërtimin e rreth rrotullimit do të shpenzohen 12,23 milionë euro nga buxheti i NPRRSH-së. Rreth rrotullimi filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2024.