Manchester United ka gjetur trajnerin e ri, por duhet paguar klauzola për ta larguar nga klubi

Manchester United ka mbetur pa trajner, pasi kanë shkarkuar holandezin Erik Ten Hag.

Megjithatë Djajtë e Kuq nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë gjetur tanimë pasuesin e holandezit në Old Traford.

Ruben Amorim pritet të jetë trajneri i ri i gjigantit anglez dhe tanimë ata kanë marrë përgjigje pozitive nga trajneri.

Por problemi qëndron se Amorim është nën kontratë me Sportingun e Lisbonës dhe Djajtë e Kuq duhet të paguajnë një klauzolë për ta marrë atë.

“Ruben Amorim i ka dhënë fillimisht dritën e gjelbër Man United. Ai dëshiron t’i bashkohet klubit, të pranojë projektin dhe kushtet e diskutuara”.

“Amorim respekton Sportingun… dhe kështu varet nga negociatat klub me klub tani. Klauzola e largimit për klubet kryesore është rreth 10 milionë euro”, ka raportuar Fabrizio Romano.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img