Shkup, 29 tetor – Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, Sanja Bozhinovska e hapi konferencën e 12-të studentore për efikasitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm – SKEEOP 2024.
“Përmes kësaj platforme tashmë të njohur të rinjtë kanë mundësi t’i paraqesin idetë e veta, hulumtimet dhe inovacionet, por edhe të mësojnë nga profesionistë me prëvojë”, kumtoi Ministria.
Bozhinovska në hapjen e konferencës theksoi se në botë, ku gjithnjë e më tepër ka përballje me sfidat e ndryshimeve klimatike, efikasitetit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë tema shumë të rëndësishme dhe nevoja për dituri të reja dhe inovacione asnjëherë nuk ka qenë më e madhe.
“Mu prandaj më gëzon që SKEOOR është në organizim të studentëve, e mbështetur nga profesorët dhe kompanitë. Është mënyrë e jashtëzakonshme të bashkohen teoria dhe praktika, të nxitet kreativiteti studentor dhe të formohen lidhje profesionale mes akademisë dhe industrisë, të rëndësishme për zhvillimin e inxhinierëve të ardhshëm dhe ekspertëve në vendin tonë. Jam e bindur se idetë dhe projektet që dalin nga kjo konferencë do të kenë impakt të madh ndaj të ardhmes së sektorit energjetik në vend. Qeveria është e përkushtuar në krijimin e kushteve për mbështetje të inxhinierëve dhe shkencëtarëve të rinj”, theksoi Bozhinovska.