Shkup, 29 tetor – Koalicioni “Të gjithë për një gjykim të drejtë” reagon në nominimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë nga ana e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë. Sipas tyre, emërimet janë kryer me mungesë të argumenteve të qarta dhe arsyetimeve.
Konform nenit 9 nga Ligji për Akademi për gjyqtarë dhe prokurorë publikë , në Këshillin drejtues të Akademisë, dy anëtarë emërohen nga ana e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve, si dhe dy anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e prokurorëve publikë nga ana e Këshillit të prokurorëve publikë.
“Në seancat e fundit të Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të prokurorëve publik, të mbajtura më 24.10.2024 dhe 29.10.2024, është bërë emërimi i anëtarëve në Bordin drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Emërimi është bërë në një mënyrë veçanërisht shqetësuese, sepse të dy Këshillat, në vend të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, emëruan anëtarë të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë. Në mënyrë plotësuese emërimi i anëtarësve të Këshillit drejtues të Akademisë është kryer në seancë të Këshillit të prokurorëve publikë, e cila ka zgjat gjithsej 11 minuta, ndërsa Këshilli gjyqësor emërimin e ka kryer nën pikën “ndryshe” nga rendi i ditës”, qëndron në kumtesën e koalicionit.
Po ashtu, siç shtojnë ata, vendimet e tilla janë marrë në mënyrë tipike në mungesë të argumenteve dhe arsyetimeve të qarta, e çka është edhe më shqetësuese, siç thonë ata, dhe mungesës së ndonjë procesi të mëparshëm për shprehjen e interesit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, grumbullimin e të dhënave, programet e punës, prezantimin publik të kandidatëve për anëtarë të Këshillit drejtues etj.
Aspekt tjetër i konfliktit të interesave që lind në këtë situatë, shtojnë ata, është se Këshili drejtues i Akademisë ka kompetencë të vendosë për ankesën, përkatësisht kundërshtimin e kandidatëve ndaj vendimeve të Komisionit pranues dhe atij përfundimtar në Akademinë që i harton listat përfundimtare të renditjes së studentëve dhe kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.
“Për fund, jo më pak e rëndësishme është edhe ajo që mënyra e mëtillë e veprimit nga ana e dy Këshillave është në kundërshtim ehd eme rekomandimet e dhëna nga ana e Misionit vlerësues të BE-së, në të cilat ndër të tjera theksohet rëndësia e parimit të transparencës dhe punës së përgjegjshme, konform të cilt është e domosdoshme që anëtarët e Këshillit drejtues të japin arsyetim për vendimet e tyre”, potencojnë nga Koalicioni “Të gjithë për një gjykim të drejtë”.
Këshilli i prokurorëve publikë sot mori vendim për nominimin e anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik. Për anëtarë janë zgjehdur Dushica Dimitrieska, Bashkim Besimi, ndërsa zëvendës-anëtarë Tatjana Kacarova dhe Teuta Ramadani.