Aksident në Tetovë, lëndohen tre persona

SPB Tetovë njofton se një veturë ka goditur tre këmbësorë në Zherovjan të Tetovës, në të cilën janë lënduar tre persona.

“Me datë 28.10.2024 rreth orës 12:20 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Zherovjan të Tetovës, vetura “Vento” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.F.(92) nga Zherovjani, ka goditur këmbësorët I.S (65) dhe O.S (69) nga Zherovjani dhe M.Z (66) nga fshati Tenovë.

Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi J.F. dhe këmbësori O.S., ndërsa I.S. dhe M.Z. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Tetovë”, thuhet në njoftim.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles