Santorini, ishulli grek i famshëm me arkitekturën e saj unike dhe pamjet mahnitëse

Ishulli Santorini në Greqi njihet si ndër ishujt më të veçantë në botë me bukurinë e saj unike dhe me numrin e shumtë të vizitorëve, raporton Anadolu.

Ishulli grek Santorini, një nga ishujt më të famshëm në botë me arkitekturën e saj tradicionale, shtëpitë e ndërtuara me gurë specifik, ku dominojnë ngjyra e bardhë dhe e kaltër, rrugët e ngushta të cilat japin pamje mahnitëse, pret shumë turistë nga e gjithë bota, veçanërisht në stinën pranverore dhe verore.

Qasja në ishullin që bie në sy me ndërtimet e saj mbi shkëmbinj realizohet përmes udhëtimit nëpër det dhe në fund me ngjitjen në teleferik ose nëpër 657 shkallët përpjetë.

Santorini, i njohur ndryshe me emrin Thera ose Thira, është një ndër ishujt më të bukur dhe më të vizituar në Greqi.

I cilësuar si ‘ishulli magjik’, Santorini ofron pamje panomarike të plazheve të zeza dhe të kuqe, si dhe një perëndim mbresëlënës të diellit.

Industria kryesore e Santorinit është turizmi, por edhe bujqësia bën pjesë në ekonominë e saj pasi ishulli zhvillon edhe industrinë e verës, të përbërë nga lloji vendas i rrushit Assyrtiko.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img