Rritet numri i të prekurve nga virozat

Shkup, 26 tetor – Është rritur numri i të prekurve nga virozat. Më të rrezikuar janë pacientët me imunitet të dobët dhe ata me sëmundje të mushkërive. Vendet ku më së shumti përhapen virozët janë në hapësirat e mbyllura, siç janë shkollat, çerdhet dhe transportet publike.

“Përqindja më e madhe e vizitave i referohen infeksioneve të frymëmarrjes, dhe prej tyre numri më i madh është prej infeksioneve virusale. Në përgjithësi infeksionet virusale i përfshinë të gjithë kategoritë e pacientëve, por më të shpeshtë janë fëmijët, më pas ata me sëmundje kronike veçanërisht të mushkërive. Në të gjitha rastet, veçanërisht në sëmundje virusale është e nevojshme të mos shoqërohemi në hapësira të mbyllura, nëpër shkolla është numri më i madh i virozëve”, tha Ljupco Stefanovski, mjek amë.

Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë apel për vaksinim kundër gripit për kategoritë e rrezikuara.

“Në periudhën e ardhshme, vijon procesi i vaksinimit për gripin stinor dhe apeli jonë si institucion është që personat mbi 65 vjeç, fëmijët nga 5 deri në 9 muaj, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit mjekësor ta shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Mjekët thonë se imuniteti kolektiv ka shënuar një rënie e cila ndikon në dobësimin e imunitetit dhe organizmit. Për këtë, mjekët rekomandojmë ushqim më të pasur me vitamina dhe veshje të cilat përshtaten me temperaturat ditore.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles