Ushtria izraelite njoftoi se ka zhvilluar sulme kundër “objektivave ushtarake” në Iran, transmeton Anadolu.
“Në përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj Izraelit në muajt e fundit, sulme precize po kryhen aktualisht kundër objektivave ushtarake në Iran”, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.
Në njoftim gjithashtu thuhet se ushtria izraelite ndjek zhvillimet nga Irani dhe aleatët e tij dhe është në përgatitje të plotë, si për sulm ashtu, edhe për mbrojtje.
Më tej theksohet se situata është duke u vlerësuar vazhdimisht dhe se nuk është bërë asnjë ndryshim në udhëzimet e brendshme, ndërsa opinioni do të njoftohet menjëherë për zhvillimet.
Përpos kësaj, Radioja Izraelite njoftoi se dhjetëra avionë izraelitë nisën sulme kundër Teheranit dhe centralit nuklear në Karaj.
Shpërthime u dëgjuan në Teheran
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars njoftoi se në kryeqytetin e vendit janë dëgjuar disa shpërthime, transmeton Anadolu.
“Para disa minutash janë dëgjuar shpërthime në Teheran”, shkruan në lajmin e agjencisë.
Edhe televizioni shtetëror konfirmoi lajmet për shpërthimet në Teheran.
Në lajme bëhet e ditur se ende nuk dihet burimi i shpërthimeve.