Beyonce mbështet zv/presidenten Harris për presidente të SHBA-së

Këngëtarja amerikane e muzikës pop Beyonce ka shprehur mbështetjen e saj ndaj zv/presidentes Kamala Harris për zgjedhjet si presidente e SHBA-së duke marrë pjesë në një tubim të organizuar në qytetin Houston, raporton Anadolu.

“Unë nuk jam këtu si një njeri i famshëm. Unë nuk jam këtu si një politikane. Unë jam këtu si nënë”, tha Beyonce para turmës në tubimin e zv/presidentes Harris.

“Një nënë që kujdeset për botën në të cilën jetojnë fëmijët tanë, një botë ku ne kemi lirinë për të kontrolluar trupin tonë, një botë ku ne nuk jemi të ndarë, në të kaluarën apo të tashmen apo të ardhmen tonë”, shtoi Beyonce.

Derisa asaj iu bashkua edhe këngëtarja dhe aktorja Kelly Rowland, Beyonce, vendase e Houstonit, tha se është koha që Amerika të këndojë “një këngë të re” dhe të zgjedhë zv/presidenten Harris.

“Një këngë që filloi 248 vjet më parë”, theksoi Beyonce.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles