Arrestohet mafiozi i rrezikshëm italian, e ‘tradhtoi’ fotoja në varrin e Pablo Escobar

Falë një fotoje që ka realizuar pranë varrit të bosit famëkeq të drogës Pablo Escobar, një i arratisur nga mafia italiane është kapur nga autoritetet.

32-vjeçari Luigi Belvedere punonte si ndërmjetës me bandat kolumbiane të drogës dhe u arrestua pas gati katër vitesh kërkim në Amerikën e Jugut.

Në fakt, sipas BBC, ai është një nga njerëzit më të kërkuar në Itali dhe ishte në listën e qeverisë së vendit për të arratisurit më të rrezikshëm.

Policia italiane publikoi një imazh të Belvedere duke pozuar pranë varrit të Escobar kur njoftoi arrestimin e tij.

Pavarësisht se u arratis nga Evropa për të shmangur akuzat e trafikimit, ai vazhdoi të ishte “aktiv në organizimin e dërgesave të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë”.

Ai vjen nga Caserta, një zonë në veri të Napolit dhe “i specializuar në importimin e paligjshëm të kokainës” dhe shërbeu si një pikë kyçe kontakti midis klaneve mafioze dhe prodhuesve kolumbianë të kokainës.

Në Itali ka bashkëpunuar me “Casalesi”, të cilët janë pjesë e organizatës mafioze Camorra.

Belvedere ishte në kërkim që nga dhjetori 2020, kur u dënua me gati 19 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Europol punoi me hetuesit kolumbianë për të gjetur Belventerin në rajonin Medellín, ku ai u gjet përfundimisht. Një zonë që ka një histori të gjatë me bandat e kokainës, duke shërbyer si bazë për kartelin me të njëjtin emër që formoi biznesin e drogës së Pablo Escobar.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles