Zëvendëskryeministri Fetai fton në krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit

Shkup, 25 tetor – Zëvendëskryeministri i angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ftoi sot për krijimin e një fronti të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Siç bëhet e ditur në kumtesën nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai, ai duke folur në Punëtorinë Strategjike të Grupit Ndërpartiak Parlamentar Kundër Korrupsionit, organizuar nga NDI në Shkup, i bëri thirrje Parlamentit, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të punojnë së bashku për të luftuar me sukses krimin.

“Ai tha se Agjenda e reformave e miratuar nga Bashkimi Evropian është udhërrëfyes në aktivitetet e Qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Në këtë kontekst, ai përmendi hartimin e Regjistrit për evidentimin e pasurisë shtetërore dhe të Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë për periudhën 2024-2028, të cilat duhet të parandalojë keqpërdorimet me pronën shtetërore dhe konfiskimin efektiv të pasurisë së paligjshme”, theksohet në kumtesë.

Duke folur për përmirësimin e transparencës së institucioneve, Fetai paralajmëroi rezultate të shpejta në zbatimin e Planit të veprimit për transparencë, krijimin e ueb faqeve për institucionet publike dhe trajnimin e stafit për mirëmbajtjen e faqeve. Sipas tij, ndryshimet në Ligjin për qasje të lirë në informata me karakter publik shkojnë në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.

Fetai theksoi se qeveria është e gatshme në mënyrë aktive të përfshijë sektorin civil në procesin e vendimmarrjes. Si shembull ilustrativ përmendi emërimin e një anëtari me të drejtë vote nga sektori joqeveritar në Trupin Ndër-reserial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles