VMRO e LSDM kanë mos pajtime për rritje pagash, Fronti Evropian e VLEN ngelën te legjitimiteti!

Shkup, 25 tetor – Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 450 euro. Nga VMRO-DPMNE thonë se “partia e Filipçes sa kishte qenë në pushtet, kishte refuzuar këtë propozim dhe për më tepër, shifrat në përqindje që i propozojnë nuk janë të sakta. Interesante është të bëhet krahasimi mes asaj çfarë diskujtojnë partitë politike në kampin maqedonas dhe çfarë ato në kampin politik shqiptarë. Derisa VMRO e LSDM ngrisin nivelin e diskutimit për çështje reale e të prekshme për qytetarët, siç janë pagat minimale, pensionet e të tjera, në kampin shqiptarë Fronti Evropian e VLEN temë kryesore e kanë akoma çështjen e legjitimitetit, shkruan Zhurnal.

VMRO nuk e pranon propozimin e LSDM për rritjen e pagës minimale –

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin e LSDM-së opozitare për rritjen e pagës minimale në 450 euro. Nga VMRO-DPMNE thonë se “partia e Filipçes sa kishte qenë në pushtet, kishte refuzuar këtë propozim dhe për më tepër, shifrat në përqindje që i propozojnë nuk janë të sakta”.

“Përse LSDM-ja e refuzoi pikërisht këtë propozim, vetëm 130/40 ditë më herët deri sa ishin në pushtet? Kjo është veçanërisht më rëndësi sepse përskaj liderit të LSDM-së ishin edhe ata që ishin kryesorët për krijimin e politikës ekonomike të qeverisë së kaluar, ish drejtorja e Drejtorisë së të Ardhura Publike, ish ministrja Jovana Trençevska, pashë Fatmir Bytyqin, që tregon se qëllimi në vetvete është joserioz, dhe është vetëm për politikë ditore”, u shpreh Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE-ja është duke punuar për një zgjidhje sistematike për rritjen e pagave për të gjithë. Ndryshe, para disa ditësh kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për rritjen e pagës minimale në 27.700 denarë, për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Fronti Evropian e VLEN temë kryesore kishin dhe akoma vazhdojnë ta kenë “legjitimitetin” –

Për të ardhur keq është kur dëgjon nga përfaqësuesit e popullit që e bëjnë temë diskutimi një çështje që nuk ia rregullon mirëqenien sociale. Po, sepse qytetarët e këtij vendi e posaçërisht shqiptarët kanë më së shumti nevojë për rregullimin e statusit social.

Nga temat e thata dhe pa sens nuk rregullohet gjendja ekonomike as ajo sociale, vetëm blihet kohë dhe zvarriten proceset e kjo ndikon negativisht në humbjen e durimit të qytetarëve. Prandaj, është e rendit të kihet parasysh dhe me vëmendje maksimale të maksimizohen temat që kanë të bëjnë me rregullimin e mirëqenies së qytetarëve e asesi të prodhohen debate koti pa përmbajtje që shkatërrojnë edhe ato pak shpresa të mbetura te këta qytetarë që veçmë kanë ndarë mendjen të rezistojnë në këtë vend.

Periudha pas zgjedhjeve ishte koha kur nga kampi shqiptarë temë e mëngjesit, ditës, mbrëmjes ishte legjitimiteti, derisa në kampin maqedonas bëheshin reforma në opozitë dhe plan konkret për veprim nga pushteti. Kjo është pasqyra reale se si veprojnë përfaqësuesit politik nga populli. Do të thotë nga këto veprime qartësisht kuptohej se kush nga politikanët e partitë kanë hallin e gjendjes së qytetarëve.

Rritja e pagave minimale, rregullimi i statusit të veteranëve të luftës, rritja e pensioneve, paga më të dinjitetshme në arsim, shëndetësi sa më cilësore, ambient më të pastër, janë çështje që kanë nevojë të gjithë qytetarët. E për këto më së paku diskutojnë e ngrisin shqetësime publike. Duke mos u marr me këto tema qytetarët ish pushtetarët i kishin rritu pagat e veta mbi 78%, e pa fije turpi arsyetoheshin se burim të vetëm financiar kanë pagat, prandaj edhe rritja e aq e lartë arsyetohej.

Gjitha veprimet ndryshe të partive politike janë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale e të përditshme me të cilat ata vetë përballen. Nga një shportë sindikale mbi një mijë euro me një pagë minimale më pak se 350 euro është e vështirë të arrihet një standard mesatar i të jetuarit në këtë vend. Prandaj, nëse vazhdohet me këtë avaz është e vështirë se do t’i ngelë ndokujt dëshirë për të bërë përpjekje për të mbijetuar në këtë vend. /Zhurnal.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles