Toshkovski: Aksione të realizuara në mënyrë profesionale në të cilat janë asgjësuar dy grupe kriminale

Shkup, 25 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një paraqitje të ftuar në TV Klan Maqedoni, i pyetur për rezultatet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisjes së re, theksoi se në përgjithësi në opinion është pranuar se procedurat dhe veprimet e kryera deri më tani janë kryer me shumë profesionalitet përmes procesit të plotë institucional dhe ai pret që të ketë më shumë në të ardhmen.

“Detyra kryesore e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e Qeverisë është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Me qëllim që të mund të tregojmë një luftë reale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më tani nuk ka ndodhur në dy ditë në dy aksione, në njërin u arrestuan mbi 10 nëpunës shtetëror të cilët shpërdoruan pozitën dhe kompetencat e tyre zyrtare dhe zhvatën shtetasit e tyre dhe të nesërmen u arrestua një grup tjetër i organizuar kriminal i cili ishte i marrur me tregti të kundërligjshme me njerëz dhe vepra të tjera, gjatë të cilave është përcaktuar masa e paraburgimit për trembëdhjetë persona. Për një kohë të shkurtër, si MPB, arritëm të realizojmë veprime operative dhe të krijojmë një luftë vendimtare kundër krimit të organizuar”, deklaroi ministri Toshkovski.

I pyetur për rastet e paralajmëruara të krimeve të mëdha nga funksionarët e pushtetit të kaluar, Toshkovski theksoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë veprimet e ndërmarra nga MPB në momentin kur shkalla e dyshimit është në nivelin e duhur, gjë që do të të procedohet në drejtim të akteve përkatëse në Prokurorinë Publike dhe në gjykata dhe gjatë kësaj nuk do të mund të rrezikojë hetimin.

“Ekziston një sasi e madhe e provave që qytetarët e Maqedonisë do t’i shohin të përpunuara në procedurat përkatëse ku ka dëshmi adekuate për elementet e krimeve të kryera. Dhe të tilla do të ketë shumë. Për të pasur procedura ligjore dhe për të arritur qëllimin që është në interes të qytetarëve të Maqedonisë, duhet të veprojmë në përputhje me ligjet dhe në kuadër të hetimeve dhe proceseve të thella në të cilat punohet intensivisht për t’i sjellur proceset deri në fund”, theksoi ministri Toshkovski.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles