Të qetë në timon: Si të ulni stresin dhe ankthin kur jeni në trafik

Të gjithëve na ka ndodhur që të shqetësohemi dhe të acarohemi kur vazhdimisht bllokohemi në trafik

Trafiku i ngarkuar është një burim i shpeshtë zemërimi dhe ankthi dhe me të përballet gjithsecili prej nesh. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit është i dëmshëm kur është fjala për shëndetin tuaj kështu që është e rëndësishme ta largoni atë sa më shpejt.

Ja disa këshilla se si të përballoni stresin në trafik:

1. Përpiquni të planifikoni alternativa të tjera në vend që të ngisni makinën çdo ditë

Sa më shumë të drejtoni makinën në trafik të rënduar, aq më shumë do t’ju kthehet në një detyrë frustruese dhe do ta mbani këtë inat me vete herën tjetër që do të hipni në makinë. Shikoni nëse mund të merrni një ditë çdo dy javë për të bërë diçka ndryshe: Të punoni nga shtëpia, të përdorni transportin publik, ose ndoshta të ndani makinën me dikë tjetër në mënyrë që të keni një person tjetër në makinë për të ndarë irritimet e rrugës dhe për t’ju mbajtur të qetë. 🙂

2. Planifikoni, planifikoni, planifikoni

Gjithmonë jepini vetes shumë kohë dhe prisni që mund të hasni trafik. Presioni i kohës që kalon, kurrë nuk ndihmon humorin tuaj, prandaj kontrolloni trafikun para se të udhëtoni dhe përpiquni t’i jepni vetes dyfishin e kohës për të arritur në destinacion. Po ashtu, ia vlen të kontrolloni rrugën tuaj para se të niseni dhe të kuptoni cilat janë mundësitë tuaja të tjera nëse një rrugë përpara është e bllokuar.

3. Kujtoni se të drejtuarit nuk është një garë

Silluni në trafik në të njëjtën mënyrë që prisni nga drejtuesit e tjerë të automjeteve. Duke bërë një përpjekje të vetëdijshme për të qenë një drejtues i kujdesshëm dhe për të mos u futur në situata me agresivitet, do të mbani nivelet tuaja të stresit në minimum. Merrni frymë thellë në vend që të bëni gjeste zemërimi apo t’i bini gjithë kohës borisë së veturës. Çdo njeri në rrugë ka diçka për të bërë dhe duke e kuptuar këtë, do të jeni në gjendje të qetësoheni dhe të qëndroni të qetë pas timonit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles