Sulm me armë nga një i mitur në stacionin e policisë në Bosnje, një oficer i vrarë dhe një tjetër i plagosur

Një adoleshent ka goditur për vdekje një oficer policie dhe ka plagosur një tjetër në një sulm në një stacion policie në qytetin veriperëndimor të Bosnjës, Bosanska Krupa, kanë raportuar mediat boshnjake.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.

Ndërkohë, një zyrtar i policisë lokale tha se niveli i sigurisë në qytetin e vogël në brigjet e lumit Una do të rritet, shkruan Reuters.

“Një i mitur hyri në një stacion policie dhe goditi me thikë dy oficerë. Njëri u vra dhe një tjetër është në gjendje të qëndrueshme”, tha Ramo Isak, Ministër i Brendshëm i Federatës boshnjako-kroate.

Por, të tjera informacione nuk janë bërë të ditur për shkak se sulmuesi është i mitur.

Ndryshe, të tjera media raportuan se sulmuesi ka lindur në vitin 2009.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles