Rruga Tetovë – Prizren, Nikolloski: Vetëm si magjistrale, e jo autostradë, Kasami: Do e takoj Nikolloskin, është punë ekzekutivi

Shkup, 25 tetor – Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, akuzoi pushtetin e kaluar se vetëm është fotografuar për rrugën Tetovë-Prizren dhe se nuk ka projekt për të njëjtën. Nikollovski tha se për këtë rrugë nuk është paraparë ndërtim i autostradës, por ndërtim i magjistrales. Për momentin nuk ka as projekt, as realizues, as financim, kurse Qeveria paraprake e prezantonte sikur të fillojë nesër, tha ai, duke shtuar se tjetër është politika, tjetër gjendja ekzakte, tha Nikollovski.

“Sërish duhet të jemi korrekt. E di se kështu dikujt nuk do t’i pëlqejnë përgjigjet. Fillimisht nuk është paraparë askund autostradë Tetovë-Prizren, është paraparë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, që ka dallim të madh. Qeveria paraprake ka dhënë deklarata, por s’ka bërë asgjë. S’ka projekt. Kanë nënshkruar memorandum, janë fotografuar, por projekt s’ka. Po duam që të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren dhe do të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, me projekt të mirë, me financim të siguruar dhe me kontraktues të zgjedhur.”, – deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

E për këtë përgjigje, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të takohet me ministrin e Transportit, Nikolloski.

“Sot kam takim me ministrin e Transportit. Edhe njëherë e përsëris. Nuk kam informata të detajuara, sepse ka qenë përgjegjësia e Qeverisë. Në takim me ministrin e Transportit do të sigurojë informata më konkrete se deri ku janë procedurat. Por, edhe njëherë tregoj angazhimin tim që kjo rrugë të realizohet sa më shpejt, rrugë lidhëse, jo vetëm mes dy vendeve, por të jetë edhe një segment i rëndësishëm i lidhjeve të Ballkanit.”, – theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kryetari i komunës së Tetovës duke qenë i pari i këtij qyteti, është i gatshëm të bashkëpunojë edhe në pjesën e projektimit, por edhe të realizimit të projektit, në gjetjen e fondeve të jashtme, në mënyrë që projekti të gjejë realizim, rrugë që është përshëndetur, sidomos nga banorët e Tetovës dhe Prizrenit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles