Burim Vatovci, djali i të ndjerit Agim Vatovci, ka bërë një rrëfim të veçantë në BBVK.
Ai tha se jeta e tij ka qenë gjithmonë me sfida dhe se si fëmijë është ofenduar nga të tjerët.
Vatovci ka folur për fëmijërinë e tij dhe një sëmundje që i preku shikimin në vegjëli.
Tutje, ai ka rrëfyer lidhjen me prindërit e tij dhe humbjen e tyre.
“Kur erdhi vdekja e babës ishte e rëndë. Edhe baba edhe nëna ime e ndjerë më mungojnë shumë. Që nga vegjëlia kam pas sfida. Babi është mundu mos me na mungo asgjë. Kemi pas ofendime të shumta nga fëmijët e tjerë, nuk jemi dorëzuar kurrë.
Jam krenar me prindërit se çka kanë ba mes vete”, tha ai.