OBRM-PDUKM: Maqedonisë i duhet strategji afatgjate për rritje dhe zhvillim

Shkup, 25 tetor – OBRM-PDUKM-ja në një kumtesë për media thotë se Maqedonia ka shumë nevojë për një vizion të ri, strategji, plan afatgjatë për zhvillim real, krijimi i të cilit do të përfshijë mendjet më të mëdha në vend.

Prej atje thonë se pikërisht ky është edhe qëllimi i projektit të fundit të ofruar nga presidenti Mickoski me thirrje për bashkim të përgjithshëm.

“Thirrja për bashkim dhe krijimin e një strategjie për vendin 2025 është një projekt konkret, i cili do të mbledhë akademikë dhe intelektualë maqedonas në një vend. Ideja dhe vizioni i presidentit Mickoski është që përveç bashkimit të përgjithshëm kombëtar, anëtarët e ASHAM-it dhe komunitetit universitar, të gjithë profesionistët e fushës së tyre të përfshijnë prioritetet për zhvillimin e shtetit, sfidat demografike, qëllimet ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shtetit”.

“Dhe që e gjithë kjo të planifikohet, zbatohet dhe realizohet, duhet bashkim i brendshëm. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje LSDM-së që të kapërcejë veten dhe të paktën një herë në veprimtarinë e tyre partiake, të vendosë interesat e shtetit mbi atë partiak”, shtojnë nga OBRM-PDUKM.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles