Nikolloski për autostradën Shkup-Bllacë: Nuk jemi aq të pasur të harxhojmë 300 milionë euro për 10 km

Shkup, 25 tetor – Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski në Click Plus në TV21, foli për autostradën Shkup Bllacë.

Ai tha se vlera e parashikuar deri më tani është 240 milionë euro, por siç shtoi me mundësi rritjeje deri në 20% pra deri në 300 milionë euro.

“Projekti ishte 182 milionë euro, dhe tani, jo unë, partneri zyrtar i cili është për mbështetje teknike të ndërtimit të autostradës, këtë e tregoj për herë të parë në opinion, një nga kompanitë më të mëdha në botë Suez Safege nga Franca. Ata thonë se deri më tash vlera e parashikuar sipas tyre është 240 milionë euro me shumë mundësi për tu rritur edhe për 20% më shumë, pra deri në 300 milionë euro”.

“Por më falni, të harxhojmë 300 milionë euro për 10 kilometër autostradë, ata janë 30 milionë euro për kilometër, nuk jemi aq të pasur”, tha Aleksandar Nikollovski – ministër i Transportit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles