Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 mamografi falas

Shkup, 25 tetor – Me rastin e shënimit të tetorit si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bëri të ditur se komuna do të sigurojë 100 mamografi falas.

Sipas Limanit, vauçerët do të ndahen përmes një thirrjeje publike, ndërsa kriteret për përfitimin e tyre do të bëhen të ditura javën e ardhshme.

“Këtë vit, Komuna e Gostivarit ka siguruar 100 kupona që do t’u mundësojnë bashkëqytetarëve tanë të kryejnë mamografi falas në një ordinancë private. Ndërkohë, në një bisedë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm, Argjent Muça, ramë dakord që së bashku të ushtrojmë presion ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për të sjellë një pajisje mamografie në spitalin e Gostivarit. Shpresoj që vitin e ri ta presim me këtë pajisje në spitalin tonë, me qëllim që qytetarët tanë të kenë mundësi ta parandalojnë këtë sëmundje,” tha kryetari Limani gjatë forumit të organizuar sonte nga komuna, kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit.

Kujtojmë se Komuna e Gostivarit vazhdimisht ka qenë aktive në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ka ofruar mbështetje të vazhdueshme në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles