Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët rritje të efikasitetit në trajtimin e rasteve

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë me ç’rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit karshi partnerëve ndërkombëtarë.

“Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe aplikimi procedurave alternative, si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit, aplikimi i të cilave do të ndikoj në uljen e rasteve penale, zvogëlimin e kostos shtetit dhe palëve në procedurë, si dhe ekonomizimin e kohës”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga.

Edhe për këtë çështje Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive aplikim e këtyre procedurave në çdo rast kur ka mundësi ligjore, duke i inkurajuar ata që të angazhohen maksimalisht në rritjen e efikasitetit në aplikimin e procedurave alternative.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles