Shkup, 25 tetor – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka folur në Konferencën e dytë vjetore të Forumit të Ballkanit të gjykatave kushtetuese, me temën “Gjykata kushtetuese si nroje të vlerave dhe parimeve demokratike: barazpeshë mes pushtetit ekzekutiv, ligjdhënës dhe gjyqësor në shoqëritë moderne”, që po mbahet në Prishtinë.
Në fjalimin e tij, Kostadinovski u përqendrua për realitet kushtetues-juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rolin e aktivizmit gjyqësor dhe ndarjen e pushtetit në shtetin tonë përmes shembujve nga praktika gjyqësore.
“Modeli dominues i demokracisë liberale, konstitucionalizmi përcaktohet nga aftësia e gjykatave kushtetuese për të kufizuar politikën (pushtetin), duke theksuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përparësinë e ligjit ndaj politikës. Jo rastësisht ritregohet një anekdotë për rrjetën e peshkimit në të cilën kapen vetëm peshq të vegjël dhe të dobët, ndërsa më të mëdhenjtë arrijnë ta grisin. Ai rrjet është simbolika e një sistemi juridik me aftësi të kufizuara që nuk ka mekanizma solidë për të kufizuar padrejtësitë e prodhuara nga abstinenca e parimit të “ndarjes së pushteteve”. Koncepti i “neo-konstitucionalizmit” e kupton Kushtetutën si një “ligj mbi ligjet” si “një ligj i krijuar nga populli për të rregulluar dhe kufizuar qeverisjen”. Domethënë, ky model dominues kuptohet që privilegjin e interpretimit të Kushtetutës, vlerave, parimeve dhe normave të saj ua jep gjykatave kushtetuese, të cilat janë interpretues suprem dhe autoritar, ndërsa detyrimi i të gjitha organeve të tjera të qeverisjes shtetërore është të respektojnë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Kostadinovski.
Për parimin e ndarjes së pushtetit dhe pasojave nga predominimi i njërit pushtet mbi tjetrin ndërsa rrjedhimisht edhe minimin e besimit në sistemin dhe institucionet, Kostadinovski në fjalim potencoi në nevojën e ndryshimeve në kulturës kushtetuese-juridike dhe kalimin nga demokracia stabile në atë të pjekur.
Konferenca e dytë vjetore po mbahet në Prishtinë, ku po shënohet edhe 15 vjetori jubilar nga themelimi i Gjykatës Kushtetuse të Kosovës.
Gjatë ditës, siç po theksohet në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese, por mbahet edhe takim pune i vendeve-anëtare dhe monitoruesve të Forumit Ballkanit të gjykatave kushtetuese.