Shkup, 25 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot para mediave foli për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren dhe uljen e numrit të këshilltarëve nëpër komuna.
“Informatat të cilat i kamë projekti i rrugës është në fazën e përgatitjes së tenderimit të tunelit, i cili duhet të jetë projekt i përbashkët për shkak se është në zonën kufitare. Pjesa tjetër e infrastrukturës nga pjesa e Kosovës duhet të realizohet nga pala kosovare, ndërsa për pjesën tonë duhet të realizohet nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë drejtim unë jam i interesuar dhe kam shprehur gatishmërinë që të sigurojmë edhe mjete i financiare”, tha Kasami.