Kallëzim penal për punë të pandërgjegjshme në detyrë

Shkup, 25 tetor –  Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër F.M. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v të Kodit Penal.

I denoncuari F.M. në cilësinë e zyrtarit të autorizuar për punë administrative i punësuar në Njësinë për Çështje Administrative – Shkup si zyrtar i caktuar në stacionin e kontrollit teknik në Saraj, në sistemin elektronik të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes aplikacionit për printim të lejeve të qarkullimit, ka bërë ndryshimin e pronësisë së automjetit “audi A5” dhe i ka lëshuar leje qarkullimit një personi që nuk është pronar i automjetit pa plotësuar kushtet e regjistrimit, në bazë të një kërkese që nuk është paraqitur personalisht nga pronari i automjetit dhe pa dëshmi të nevojshme të pronësisë së automjetit, gjë që është në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për automjete.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale kundër F.M. do të parashtrojë propozim për inicimin e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masën e obligueshme për largim-suspendim nga vendi i punës.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles