Jakimovski: Nëse nuk gjejmë bashkëpunim do ta braktis BNJVL

Shkup, 25 tetor – Kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski, sërish ka deklaruar se do ta braktis Bashkësinë e Njësive të Vetqeverisjes Lokale.

Ai tha se me kryetarin e BNJVL-së, Orce Gjorgjievski do të takohet të hënën dhe nëse nuk ndërmerr hapa për të arritur mirëkuptim me ministrat, ai braktis BNJVL-në.

Jakimovski tha se pohimet e tij për braktisje të BNJVL-së, nuk janë marrë seriozisht.

“BNJVL është një komitet i rëndomtë partiak i OBRM-PDUKM-së dhe s`ka lidhje me idetë dhe zhvillimin e pushtetit lokal. Kjo tregon se Orce Gjorgjievski është një figurë në krye të BNJVL-së, kurse gjithë politikën e krijon partia e tij dhe përbërja e Këshillit Ekzekutiv dhe Mbikqyrës të BNJVL-së, të krijuar nga Hristijan Mickoski. Kjo paraqet një arsye më tepër, për të thënë ose do ta korigjojnë sjelljen e tyre ose do ta braktisim BNJVL-në. Për shkak se me pamflete të këtilla ofenduese që i shkruajnë vet, vetëm dëshmojnë se nuk e kanë kuptuar mesazhin”, deklaroi Jakimovski.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles