Gati 2 mijë punonjës në skemën e sigurimeve pas inspektimeve, kontributi në buxhet 22 milionë lekë

Planifikimi i inspektimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me bazë risku ka sjellë përmirësime të ndjeshme, duke identifikuar një rritje prej 29% të punëmarrësve informalë gjatë proceseve inspektuese, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Agjencia për Medie dhe Informim (MIA) bën të ditur se janë futur në skemë 1 984 punëmarrës informalë, nëpërmjet masës urgjente “pezullim aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë minimale prej mbi 22 milionë lekësh pas deklarimit në buxhet.

MIA informon se plani i inspektimeve do të intensifikohet në vijim dhe toleranca ndaj informalitetit do të jetë zero.

Ajo u bën thirrje punëmarrësve të mos pranojnë të punojnë të pasiguruar ose të nënsiguruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

“Çdo formë pune jashtë kësaj skeme është abuzim që duhet denoncuar. Informaliteti i pagave dhe sigurimeve është armiku i pensioneve”, bëri të ditur MIA.

Qeveria thotë se një angazhim në një front të përbashkët qeveri-biznes-individë për forcimin e skemës së sigurimeve shoqërore, për të siguruar fondet e mjaftueshme për rritjen e pensioneve.

Ajo ka paralajmëruar ngritjen e një taskforce tatime-polici si dhe intensifikim të kontrolleve në terren për rastet e mashtrimit me kontributet shoqërore.

Aktualisht skemës së kontributeve të sigurimeve shoqërore i mungojnë rreth 500 milionë euro nga mosdeklarimi real i pagave.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles