Flick: El Clasico do të jetë një lojë e shkëlqyer, kam besim në ekipin tim

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e shtunë) El Clasico kundër Real Madridit.

Barcelona udhëton te Real Madridi në stadiumin Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë El Clasico të sezonit 2024/25 dhe të dy ekipet vijnë nga një formë e lartë.

Kështu e ka vlerësuar edhe trajneri i katalunasve, Flick, i cili pret një lojë të shkëlqyer dhe me dy ekipet që do t’i përshtaten njëri-tjetrit.

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj shumë. Por, ne duam të luajmë dhe mezi presim. El Clasico do të jetë një lojë e shkëlqyer. Kam besim në ekipin tim”, ka thënë fillimisht Flick në konferencë.

“Ne kemi qasjen tonë. E patëm kundër Bayernit dhe pamë që duhej të përmirësoheshim. Në çdo ndeshje, ju përshtateni. Dhe tani ne do të përshtatemi me Real Madridin. Si në të gjitha ndeshjet. Ka gjithmonë lojtarë rivalë të shpejtë. Gjithashtu te Real Madridi ka, jam i bindur”.

“Në ekipin tim, lojtarët po bëjnë punë të shkëlqyeshme. Skuadra doli në krye kundër Bayernit, kemi përmirësuar kombinimet, kemi bërë mirë me topin dhe pa top… Jemi të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi dhe duhet të përshtatemi me situata të ndryshme”.

“Më pak pushim? Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Real Madrid luajti të martën dhe ne luajtëm të mërkurën. Secili për veten. Lojtarët do t’ia dalin. Ata janë stërvitur shumë mirë”.

“Loja e Real Madridit? Ata do të jenë gati dhe ne po ashtu”.

“Ky është El Clasico me shkronja të mëdha ato nga Gjermania nuk janë të njëjta”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles