Durmishi: Shporta vjeshtore dha rezultat, do të sjellim masa më rigoroze nëse muajin e ardhshëm çmimet rriten në mënyrë drastike

Shkup, 25 tetor – Shporta vjeshtore ka efekt, çmimet e prodhimeve janë ulur për pesë deri dhjetë për qind, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Masa skadon në fund të këtij muaji, ndërsa nëse ka rritje drastike të çmimeve, siç theksoi Durmishi, do të ndërmerren masa më rigoroze.

Ai përkujtoi se sipas shportës konsumatore, çmimet e ushqimit dhe pijeve në tetor janë më të ulëta për mbi 900 denarë.

“Muajin e ardhshëm presim sërish ulje të çmimeve sepse është në fuqi Ligji për praktika jo të drejta tregtare. Nëse shohim se tregtarët i rrisin çmimet, do të ndërmarrim masa më rigoroze”, paralajmëroi ministri.

Sipas tij, me shportën vjeshtore ka edhe prodhime të cilat janë trajtuar pak apo fare si buka, qumështi, vaji ushqimor, por ka pasur edhe prodhime çmimet e të cilave janë ulur për mbi 10 për qind, si mishi, perimet, produktet e qumështit,…

“Vendimi i Qeverisë jep rezultat dhe kjo ndjehet në xhepin e qytetarëve”, theksoi Durmishi.

Përmendi edhe se shporta vjeshtore së bashku me atë shkollore rerzulton me ulje të shpenzimeve të një familjeje për 3 000 denarë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles