Bozhinovska – Kazuja, në fokus fuqizimi i bashkëpunimit me Japoninë në sferën e energjetikës dhe minierave

Shkup, 25 tetor – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska u takua me ambasadorin japonez në vend Ocuka Kazuja.

Qëllimi i takimit, siç bëri të ditur Kabineti i ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ishte fuqizimi i bashkëpunimit me Japoninë në sferën e energjetikës, minierave dhe zhvillimit të burimeve minerale.

Ministrja Bozhinovska ka shprehur mirënjohje për mbështetjen të cilën Japonia ia jep vendit tonë në sfera të ndryshme, duke e theksuar rëndësinë e teknologjisë dhe ekspertizës japoneze në sektorin energjetik.

“Vendi ynë përballet me sfida në tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Bashkëpunimi me Japoninë mund të na ndihmojë që t’i arrijmë qëllimet tona për energji të qëndrueshme dhe inovacione”, ka theksuar Bozhinovska.

Ambasadori Kazuja, e ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se Japonia është e përkushtuar në investimin në projekte të cilat do të kontribuojnë për qëndrueshmërinë energjetike të Maqedonisë.

“Kompanitë japoneze posedojnë teknologji të avancuara dhe zgjidhje të cilat mund të ndihmojnë në zhvillimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik”, ka theksuar ambasadori japonez.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles