Bjellorusia ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufirit me Ukrainën

Ndërtimi i një kampi të ri ushtarak në rajonin Homel të Bjellorusisë, për të cilin disa analistë kishin paralajmëruar se mund të përdorej si bazë sulmuese ndaj Ukrainës, është ndaluar, ka mësuar Radio Evropa e Lirë (REL).

Shërbimi bjellorus i REL-it, duke përdorur burime vendore dhe imazhe satelitore, raportoi se puna në “Chaika” – dikur kamp pushimesh për fëmijë në epokën e komunizmit – është pezulluar pa ndonjë arsye.

Ku kamp ndodhet vetëm 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Sipas planeve të Qeverisë bjelloruse, projekti do të financohej nga programi shtetëror për investime, dhe ai pritej të përfundonte në vitin 2027.

Në fillim të këtij viti, ky vend ishte mbushur me mjete ndërtimi dhe banorët kishin thënë për REL-in asokohe se ndërtimi kishte pasur nisur.

Imazhet satelitore nga 10 tetori tregojnë se në këtë vend nuk ka asnjë ndërtesë të re.

Rusia e përdori Bjellorusinë si platformë për ta nisur pushtimin e plotë të Ukrainës, por Misnku thotë se nuk i ka lejuar forcat bjelloruse të marrin pjesë në këtë konflikt./REL

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles