Arrestimi i Metës, Erisa Xhixho: Goditja e kundërshtarëve politikë përmes drejtësisë, cënon demokracinë

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka deklaruar se arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë është hapur në shkelje të ligjit është pasqyruar në mediat e huaja si një rast skandaloz.

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se sipas Freedom House, korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, është i përhapur në Shqipëri dhe gjykatat janë shpesh nën presion dhe ndikim politik, ndërkohë që procesi i rregullt zbatohet në mënyrë jokonsistente.

Postimi:

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer drejtësinë në armë, duke e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë.
Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë hapur në shkelje të ligjit është pasqyruar në mediat e huaja si një rast skandaloz.

Në mënyrë të veçantë, Fox News thekson:

Autoritarizmi i Edi Ramës, njësoj si ai i Vuçiçit në Serbi, shkon përkundër përpjekjeve të tyre për të mbajtur marrëdhënie të mira me Perëndimin e për të çuar përpara integrimin e vendit. Korrupsioni i shtrirë në çdo degë të pushtetit të uzurpuar nga Edi Rama është më i madh se kudo tjetër te sistemi i drejtësisë, i cili është kthyer në vegël të përpjekjeve të tij për të goditur rivalët. Arrestimi i ish-presidentit të Shqipërisë tregon se qeverisja e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, po merr gjithnjë e më shumë një prirje autoritare. Pa dashur të paragjykoj vendimin e gjykatës, akuzat dhe momenti i arrestimit janë të dyshimta dhe mund të tregojnë se Rama po përdor forcat e rendit për të goditur kundërshtarët e tij politikë. Korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, është i përhapur në Shqipëri dhe gjykatat janë shpesh nën presion dhe ndikim politik, ndërkohë që procesi i rregullt zbatohet në mënyrë jokonsistente, sipas Freedom House. Goditja e kundërshtarëve politikë përmes sistemit që Rama kontrollon është në fakt goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vetë sovranitetit të vendit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles