Ambasadori i BE-së takohet me anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian, bisedojnë për sfidat e sektorit privat në Kosovë

Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka marrë pjesë të enjten në një takim me bizneset anëtare të Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë (EIC).

Sipas një njoftimi për media, ky takim, i organizuar nga EIC, shërbeu si platformë për dialog mbi mundësitë për investime dhe bashkëpunim, si dhe sfidat e sektorit privat në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi, Ambasadori Orav theksoi se zhvillimi i sektorit privat dhe rritja e qëndrueshme ekonomike janë parakusht për progres në fusha të tjera të shoqërisë, përkatësisht në sferat politike, ekonomike dhe sociale.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e Këshillit të Investitorëve Evropian, në veçanti lidhur me promovimin e rritjes së qëndrueshme në përputhje me praktikat më të mira të BE-së. Kjo është gjithashtu e rëndësishme në përgatitjen e Kosovës për integrim në tregun e përbashkët rajonal, dhe më tutje, në tregun unik të BE-së”, thuhet në njoftim.

Ai ritheksoi përkushtimin e Këshillit për të promovuar qasjen e udhëhequr nga dialogu, për zgjidhjen e problemeve të sektorit privat në Kosovë.

Emrush Ujkani, kryeshefi ekzekutiv i EIC, njoftoi Ambasadorin Orav mbi prioritetet kryesore të Këshillit, të cilat përfshijnë adresimin e sfidave lidhur me sundimin e ligjit, promovimin e investimeve të huaja direkte, dhe rritjen e dialogut publiko-privat.

Ai gjithashtu përmendi përkushtimin e vazhdueshëm të Këshillit për krijimin e një klime më të favorshme për investime në Kosovë.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim të gjitha palët u dakorduan se dialogu publiko-privat është esencial për adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit në Kosovë, si dhe për të siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles