Vosha: E kemi analizuar mirë Sileksin, të dielën kërkojmë pikët e plota

Sileksi është kundërshtari i radhës i skuadrës kampione të Struga Trim Lum në kampionat.

Ende është e freskët disfata e sezonit të kaluar në Strugë, kur edhe përkundër avantazhit 2:0, në fund Struga Trim Lum kishte pësuar disfatë 3:2.

Është ky një mësim i mirë për ndeshjen e së dielës, në prag të së cilësnga tabori i kampionëve ka folur Arbi Vosha.

“Në skuadër mbizotëron një atmosferë shumë e mirë. Në pushim shkuam pas një fitore të madhe kundër Vardarit.

Mirëpo tashmë ajo fitore i takon së kaluarës, e gjithë skuadra tashmë është e koncentruar për ndeshjen e rradhës kundër Sileksit.

Mund të them se skuadra është përgatitur mirë, njëjtë sikurse edhe për të gjitha ndeshjet tjera që na presin në vijim. Besojmë se kemi forcë dhe kualitet për të vazhduar me fitore në kampionat.” – u shpreh fillimisht Arbi Vosha.

Shkupjani thotë se Sileksi është një kundërshtarë i papërshtatshëm, ndaj edhe duheshe ta analizojnë më shumë gjatë pushimit.

“Sileksi është një skuadër që din të luaj futboll mirë, megjithatë besoj se e kemi analizuar mirë këtë kundërshtarë dhe se kjo do na ndihmojë që në fund të dalim fitues përballë tyre dhe se në fund tre pikët do mbesin në Strugë, aty ku në fund do festojmë bashkë me tifozët tanë, që besoj se do jenë pranë nesh, me qëllim që fitoren tonë ta bëjnë edhe më të lehtë.” – deklaroi Arbi Vosha, i cili të dielën pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 10 me fanellën e Struga Trim Lum.

Ndryshe ndeshja ndaj Sileksit të dielën do të jetë e 13-ta personale për Voshën, i cili deri më tani 5 herë iu është gëzuar fitoreve ndaj skuadrës nga Kratova.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles