Projekti i Porto Romanos, Rama: Shqipëria, gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi.

Kryeministri Rama mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, Generalit të NATO-s Christopher G. Cavoli, të cilin e vlerësoi si “një mik i çmuar i Shqipërisë dhe mbështetës i gjithëhershëm i yni në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.

Duke folur për projektin e Porto Romanos, Rama tha se “nuk janë vetëm fjalë, por është një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja krahët”.

“Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.

Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës.

Titulli iu akordua me motivacionin “Për kontributin e spikatur në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në nivel global”.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img