Kupa e Maqedonisë, nesër zhvillohen 12 takime

Të mërkurën do të zhvillohen përballjet e para të 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Vetëm 12 takime do të zhvillohen më 18 shtator, ndërsa 3 takime janë programuar për 2 tetor.

Lideri aktual, Shkëndija, nis garat përball skuadrës Jeni Male të Manastirit, ndërsa FC SHkupi do të jetë në transfertë, përball Xhepçishtit. Kampioni aktual, Struga Trim Lum sfidon Sllogën e Vinicës, ndërsa Besa e Dobridollit do të takohet me Ohrin.

Dyshet e takimeve të tjera janë: Kozhufi – Arsimi, Shkëndija Haraçinë – Rabotniçki, Novaci – Vardari, Karbinci – Sileksi, Skopje – Pelisteri, Boreci – Detoniti, Sloboden Skopje – Bregallnica dhe Vardar Negotina – Brera Strumica. Të gjitha përballjet nisin në orën 15:00.

Ndërkohë tre ndeshjet tjera si: Bashkimi – Voska Sport, Bellasica – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Pobeda – Gostivari, do të zhvillohen me 2 tetor në orën 14:00.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img