1.4 C
Munich

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Must read

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar pas vizitës së nënkryetarit të qeverisë serbe, Aleksandar Vulin në Moskë.

Vulin ishte në një udhëtim zyrtar në Rusi ku është takuar me presidentin Vladimir Putin, për të cilin pati vetëm fjalë të mira – duke ia bërë të qartë se Serbia që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s, si dhe nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.

Në një postim në llogarinë e tij në X, Roth ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, deklarata këto të Vulinit që sipas tij bisedimet për anëtarësim në BE po i bën gjithnjë e më të kota.

Ndër tjera në takimin mes Vulin dhe Putin, zyrtari serb i dërgoi “përshëndetjet më të përzemërta nga Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se nuk është vetëm partner i Rusisë, por edhe aleat”.

 

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article