Nëse ka arsye reale do të shtyhet zbatimi i Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare

Shkup, 5 shtator – Kryeminsitri Hristijan Mickoski paralajmëroi se mund të shyhet zbatimi i  Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare për disa javë nëse ka pengesa dhe arsye objektive.

Sipas Mickoskit, me rëndësi është që zbatimi të jetë siç duhet.

Nëse ka pengesa apo arsye objektive për ta shtyrë për një jav, kjo nuk është problem i madh, do të marrim vendimin për ta shtyre për një javë vetëm që të zbatohet siç duhet. Ky është një ligj i miratuar nga qeveria e mëparshme. Nëse objektivisht nuk mund të zbatohet, nuk do të bëjmë asgjë me dhunë, nëse realisht nuk ka mundësi ashtu do të veprojmë, deklaroi sot Mickoski, në pyetjen e gazetarëve për letrën që ia ka dërguar kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, se e shkurtër është periudha për përshtatjen me zgjidhjen e re ligjore.

Mickoski tha se nuk ka marrë një letër të tillë, por se do ta lexojë me kujdes pasi ta marrë dhe do të komentojë përmbajtjen e saj.

Siç theksoi, praktikat e padrejta tregtare duhet të ndalen.

“Nëse mendoni në ato dukuri që ndodhin te zinxhirët tregtarë që shesin produkte pa marrë parasysh se a janë të prodhimit vendas apo të importuar, dhe për vend të privilegjuar në rasfte paguajnë një çmim të caktuar dhe dakordohem që kjo është një praktikë tregtare e padrejtë. Kjo praktikë e padrejtë tregtare duhet të ndalet. Nuk mund të vendosim disa produkte në fund, e të tjerat që do të paguajnë më shumë në qendër dhe kështu të privilegjohen dhe të rrisin çmimin e produktit”, tha Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria ka komunikim të shkëlqyer me odat ekonomike dhe paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të ketë një takim me të gjitha për mbështetjen financiare të ekonomisë që do të pasojë dhe për ndërtimin e mëtutjeshëm të një marrëdhënieje partneriteti.

“Ngadalë por sigurt ato gjysmë miliardë euro zhvillimore që u morën si kredi me interesa jashtëzakonisht të ulëta do t’i vihen në dispozicion ekonomisë nëpërmjet bankave tregtare. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti me komunitetin e biznesit, tha Mickoski në konferencë për shtyp në Qeveri lidhur me thirrjen për shfrytëzimin e mjeteve buxhetore për projekte infrastrukturore nëpër komuna.

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare është miratuar më 13 mars të këtij viti, ndërsa afati gjashtëmujor për përshtatjen dhe fillimin e aplikimit është drejt fundit.

Në ligjin janë rregulluar rregullat dhe masat për parandalimin e imponimit të praktikave të padrejta tregtare, të cilat dalin nga sjellja e mirë tregtare, përcaktohen praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, imponimi i të cilave shfrytëzon fuqinë e konsiderueshme negociuese të blerësit në lidhje me furnitorët e tij, procedurat për përcaktimin e praktikave të padrejta tregtare, si dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kompetente për zbatimin e mbikëqyrjes mbi zbatimin e praktikave të padrejta tregtare.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img