Prezantim i projektit “Pavarësi përmes llogaridhënies-ndjekjes dhe kontrollit të përgjegjësisë gjyqësore në Maqedoni të Veriut”

Shkup, 27 gusht – Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” do të mbajë ngjarje promovuese për prezantim të projektit “Pavarësi përmes llogaridhënies-ndjekjes dhe kontrollit të përgjegjësisë gjyqësore në Maqedoni të Veriut”, që financohet nga Ambasada britanike në Shkup.

Në konferencë, siç është paralajmëruar, fjalime të veta do të kenë drejtori ekzekutiv i Koalicionit, Darko Avramovski, ushtruesi i detyrës në Ambasadën britnaike në Shkup, Daniel Filer, si dhe Vesna Dameva, kryetare e Këshillit gjyqësor dhe GJorgji Andonov, zëvendëskryetar i Shoqatës së gjykatësve.

Qëllimi i projektit, siç informojnë nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së punës së Këshillit gjyqësor gjatë zbatimit të procedurave për konstatimin e prëgjegjësisë së gjykatësit apo kryetarit të gjykatës dhe me atë – pakësimin e hapësirës për ndikim joadekuat politik apo ndikim tjetër ndaj gjykatësve dhe gjyqësisë”.

Në kaudër të projektit, që zbatohet në qershor, këtë vit deri në mars të vitit 2025, do të bëhet edhe evaluimi i 20 procedurave disiplinore në të cilat është sjellë vendim për shqiptim të masave disiplinore apo vendim për shkarkim të gjykatësit/kryetarit të gjykatës në pajtim me Ligjin për Këshillin gjyqësor të vitit 2019.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles