Jeni në dietë, por nuk po humbni peshë

Nuk janë të gjitha perimet njësoj, prandaj, për të humbur kilogramët e dëshiruar, është e nevojshme që edhe këto t’i hiqni nga menyja. Jeni në dietë dhe kryesisht hani perime dhe proteina?

Kjo është mënyra e mirë të humbni kilogramët, mirëpo vetëm nëse hani perimet e duhura duke pasur parasysh që nuk janë njësoj të gjitha perimet.

Misri

Dëshironi të hani misër? Edhe ne gjithashtu! Mirëpo gjatë kohës së dietës më mirë është ta shmangni, sepse përmban shumë amidon, përkatësisht hidrokarbure të zinxhirit të shkurtër, i cili shpejt hyn në gjak dhe ngre nivelin e sheqerit.

Kungulli

Kungulli ka përmbajtje relativisht të lartë të hidrokarbureve. Mund të vëreni edhe që ju rikujton shumë pataten. Nëse dëshironi të mbani nën kontroll kilogramët, kujdesuni të kufizoni sa më shumë të jetë e mundshme konsumimin e kungullit, edhe pse e dimë që çorba prej kungullit është njëra ndër më të dëshiruarat në dimër.

Karota e zier

Karota e freskët, pos që është super e shëndetshme, gjithashtu është ideale edhe për çdo formë të dietës. Mirëpo, indeksi i glikemisë i karotës së zier është dukshëm më i lartë, andaj ju rekomandojmë të hani karotë të freskët.

Patatja

Mendojnë që nuk është e nevojshme të përmendim pataten në disa forma siç është pomfriti i pashëndetshëm, dhe gjithsesi dëmton linjën e trupit tuaj. Mirëpo, madje edhe nëse gatuani patate pa yndyrë, ky artikull ka indeks të lartë të glikemisë, gjë që do të thotë që ngre nivelin e sheqerit në gjak, por ju shkakton uri më shpejt se artikujt e tjerë.

Hot this week

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img