1 C
Munich

Qytetet evropiane ku hahet më mirë

Must read

Dikush udhëton për t’u njohur me kulturat e ndryshme, një tjetër për të fituar eksperiencë e shumë të tjerë për t’u njohur me njerëz të rinj…

Thonë që kush viziton vendet për t’u njohur me shijet e ushqimeve tradicionale janë turistët më të mirë!!

Nëse kulinaria është pjesë e interesave tuaja, lexoni listën e 7 qyteteve të mëposhtme ku hahet më mirë!

Barcelona, Spanjë – Proshuta Serrano, peshku i freskët nga Deti Mesdhe, gatimet tradicionale katalanase në zona si lagja Barri Gòtic, do t’ju bëjnë të riktheni sërish në Barcelonë.

Bolonja, Itali – Qyteti që shpiku “tagliatelle al ragu”. Ecni nëpër dyqanet artizanale familjare në Quadrilatero, ose shijoni shumëllojshmërinë e djathrave të freskët dhe mortadellës në tregun e Mercato di Mezzo.

Bruges Belgjikë – Nga pjatat e shijshme të midhjeve deri tek patate të skuqura të freskëta e waffles me çokollatë të shkrirë, Bruges është një parajsë ushqimore që pret të hulumtohet.

Firence, Itali – Firence është shtëpia e ushqimeve të thjeshta dhe sezonale të freskëta. Mishi i pjekur në skarë, perime të freskëta, supa me bazë fasule dhe bukë. Ahh mos harroni akulloret

Galway, Irlandë – Ju mund të gjeni prodhime të freskëta deti dhe sushi në tregun e Galway.

Londër, Angli – Gjatë viteve të fundit, Londra ka pësuar një transformim në fushën e kulinarisë, ndaj mos e nënvlerësoni nga ky aspekt.

Lion, Francë – Sipas “The Guardian”, Lyon ka qenë kryeqyteti gastronomik i Francës dhe i botës për 76 vitet e fundit.

Previous article
Next article
Trajtimet kundër stresit nisin nga ushqimiMënyra se si ushqehesh dhe ushqimet që ha kanë një ndikim shumë të fortë në nivelet e stresit. Studimet e shumta thonë se mjaftojnë gjëra të vogla në rutinën tuaj për të rritur mirëqenien dhe luftuar stresin.Strategjitë më të mira kundër stresitNë këtë artikull do të mësosh më shumë për strategjitë më efikase për menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e ushqyerjes.Vendosni prioriteteE beson apo jo, ti je personi më i rëndësishëm në jetën tënde.Kjo është arsyeja përse duhet ta vendosësh veten si prioritet jo vetëm në pakësimin e stresit por edhe në ushqyerjen e shëndetshme.Mos hiq dorë nga vaktetUshqehuni mirë edhe nëse jeni të stresuar.Të dhënat thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga vaktet vetëm sepse jeni të stresuar.Një gjë e tillë ngadalëson metabolizmin dhe nxit akumulimin e depozitave dhjamore.Ushqyerja e vazhdueshme dhe e shëndetshme e mban stresin larg.Zgjidh ushqime të shëndetshmeUshqimet e pasura me vitamina dhe minerale e bëjnë trupin të ndihet më mirë dhe të përballojë situatat stresuese akoma më mirë.Ushqime të tilla, përmirësojnë humorin, rrisin energjinë dhe imunitetin.Sigurohu të hash më shumë ushqime të pasura me vitaminat B, magnez, vitaminë C dhe acidet yndyrore omega-3.Vaktet e ndërmjetmeUria të merr sërish mes vakteve dhe është shumë e rëndësishme që të tregosh kujdes me atë çfarë ha.Mes vakteve mund të hani më shumë fruta të freskëta por edhe të thata.Kujdes me kafeinënKafeina është një stimulues që rrit hormonet e stresit.Nëse vuani rregullisht nga stresi, atëherë duhet të eliminoni kafeinën si nga çaji ashtu edhe nga kafeja.Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej kafesë, zgjidhni kafe pa kafeinë ose kufizoni sasitë e kafesë që konsumoni çdo ditë.Mos harroni që kafeina kërkon të paktën 6 orë për të dalë jashtë organizmit.
- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article