Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona janë përleshur fizikisht në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër persona, transmeton Telegrafi.
“Më datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona”, njofton policia.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore.
Të arrestuarit janë: B.R ( M/K), i moshës 42 vjeçar Z.L ( M/K), i moshës 39 vjeçar, R.L ( M/K), i moshës 37 vjeçar, D.L ( M/K) , i moshës 22 vjeçar.