0.8 C
Munich

Pastrimi i lumit Dunavec përmirëson kullimin në rreth 3260 ha tokë bujqësore

Must read

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfundoi pastrimin e lumit Dunavec, në fshatin Ravonik, në Korçë, me një gjatësi prej 6 km dhe 55 mijë m³ aluvione.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se pastrimi i lumit përmirësoi kullimin në rreth 3260 hektarë tokë bujqësore, duke u krijuar lehtësi fermerëve për një prodhim cilësor.

Në fund të vitit 2023 përfunduan punimet në argjinaturën për mbrojtjen nga lumi Dunavec që parandalon problematikën e përmbytjeve të tokës bujqësore në këtë zonë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Bordeve të Ujitje Kullimit, në prag të stinës së dimrit do të ndërhyjë në një sërë veprash të infrastrukturës ujitëse dhe kulluese, apo në argjinaturat e lumenjve në disa zona të vendit, me qëllim rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e tyre, për t’i paraprirë parandalimit të përmbytjeve në tokat bujqësore nga reshjet e shiut./ATSH/

Previous article
Trajtimet kundër stresit nisin nga ushqimiMënyra se si ushqehesh dhe ushqimet që ha kanë një ndikim shumë të fortë në nivelet e stresit. Studimet e shumta thonë se mjaftojnë gjëra të vogla në rutinën tuaj për të rritur mirëqenien dhe luftuar stresin.Strategjitë më të mira kundër stresitNë këtë artikull do të mësosh më shumë për strategjitë më efikase për menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e ushqyerjes.Vendosni prioriteteE beson apo jo, ti je personi më i rëndësishëm në jetën tënde.Kjo është arsyeja përse duhet ta vendosësh veten si prioritet jo vetëm në pakësimin e stresit por edhe në ushqyerjen e shëndetshme.Mos hiq dorë nga vaktetUshqehuni mirë edhe nëse jeni të stresuar.Të dhënat thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga vaktet vetëm sepse jeni të stresuar.Një gjë e tillë ngadalëson metabolizmin dhe nxit akumulimin e depozitave dhjamore.Ushqyerja e vazhdueshme dhe e shëndetshme e mban stresin larg.Zgjidh ushqime të shëndetshmeUshqimet e pasura me vitamina dhe minerale e bëjnë trupin të ndihet më mirë dhe të përballojë situatat stresuese akoma më mirë.Ushqime të tilla, përmirësojnë humorin, rrisin energjinë dhe imunitetin.Sigurohu të hash më shumë ushqime të pasura me vitaminat B, magnez, vitaminë C dhe acidet yndyrore omega-3.Vaktet e ndërmjetmeUria të merr sërish mes vakteve dhe është shumë e rëndësishme që të tregosh kujdes me atë çfarë ha.Mes vakteve mund të hani më shumë fruta të freskëta por edhe të thata.Kujdes me kafeinënKafeina është një stimulues që rrit hormonet e stresit.Nëse vuani rregullisht nga stresi, atëherë duhet të eliminoni kafeinën si nga çaji ashtu edhe nga kafeja.Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej kafesë, zgjidhni kafe pa kafeinë ose kufizoni sasitë e kafesë që konsumoni çdo ditë.Mos harroni që kafeina kërkon të paktën 6 orë për të dalë jashtë organizmit.
Next article
- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article