Pa rrymë një pjesë e Gazi Babës, Sarajit, Haraçinës dhe Ilindenit

Shkup, 23 gusht – Një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Hekuranë në komunën e Gazi Babës dhe objekteve përreth çerdhes nga ora 8 deri në orën 12 sot nuk do të kenë energji elektrike.

Siç informojnë nga QRMK-ja pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA, nga ora 8 deri në orën 9 në orët e mëngjesit rrymë nuk do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Krushopek në komunën e Sarajit, nga periudha (9:30 deri në orën 10:00) shfrytëzuesit e fshatit Haraçinë si dhe nga fshati Bërnjancë dhe Hasanbeg në komunën e Gazi Babës.

Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në orën 14 do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Deladrovci, Tekija dhe Milladinovci në komunën e Ilindenit.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles