Ikona e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, ka bërë një tjetër hap historik në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së gjelbër. Ai ka hapur kanalin e tij të ri në YouTube, të quajtur UR Cristiano, dhe ka thyer rekorde me shifrat e arritura në një kohë rekord. Në më pak se 24 orë, Ronaldo ka grumbulluar mbi 15 milionë abonentë, duke e bërë atë kanalin më të shpejtë në histori që arrin këtë numër të madh ndjekësish.
Lajmin për hapjen e kanalit të tij Ronaldo e ndau përmes llogarive të tij në rrjetet sociale më 21 gusht, duke thënë: “Pritja mbaroi. Kanali im në YouTube është më në fund aktiv! SIUUUbscribe dhe bashkohuni në këtë aventurë të re”. Brenda një ore nga shpallja, kanali i tij kishte fituar mbi 100,000 ndjekës, dhe deri në fund të ditës, numri i abonentëve ishte rritur në më shumë se tetë milionë, me mijëra të tjerë që bashkoheshin çdo orë.
-Logan Paul: 4 vjet, 3 muaj
-IShowSpeed: 7 vjet, 3 muaj
-MrBeast: 7 vjet, 6 muaj
-KSI: 8 vjet, 11 muaj
Ndërsa Cristiano Ronaldo arriti këtë numër të jashtëzakonshëm brenda vetëm 19 orëve.
Kanali i ri i Ronaldos do të ofrojë një vështrim të brendshëm në jetën e tij, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, duke përfshirë seanca stërvitore, pamje nga prapaskenat, video-blogje personale dhe intervista ekskluzive që do të ofrojnë një pasqyrë unike në botën e yllit të futbollit.
Ky kanal është një zgjerim i mëtejshëm i pranisë së fuqishme të Ronaldos në rrjetet sociale, ku tashmë numëron mbi 112.5 milionë ndjekës në X (ish-Twitter), 170 milionë në Facebook dhe 636 milionë në Instagram. Me hapjen e këtij kanali të ri në YouTube, Ronaldo forcon edhe më tej angazhimin dhe lidhjen e tij globale me fansat.
Ronaldo, i cili është 39 vjeç, dhe ekipi i tij Al Nassr do të përballen me Al Read në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës Saudite, ndërsa fansat e tij tashmë mund të shijojnë më shumë nga jeta e tij përmes kanalit të tij të ri në YouTube.