1.3 C
Munich

VLEN: BDI po i sakrifikon shqiptarët për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale

Must read

Shkup, 22 gusht – VLEN në një kumtesë për media thotë se “BDI në mënyrë indirekte pranoi se po përpiqet me të gjitha forcat dhe instalimet e saj të pengojë punën e Qeverisë së re vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia penale”.

Nga VLEN thonë se “myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet dhe të ndershëm në administratë, por ushtarët e verbuar partiakë të cilëve më shumë u intereson udhëheqësia e kriminalizuar në Reçicë të Vogël sesa drejtësia dhe funksionimi i sistemit”.

“Sinonim për “mykun e BDI-së” është marrëveshja e turpshme e Ixhet Memetit me “prokurorinë abaziane” për të marrë dënim me kusht për marrje ryshfeti për lehtësimin e procedurës për një person të akuzuar për kontrabandë me cigare”.
“Sinonim për “mykun e BDI-së” është të nxjerrësh tre akte juridike për të detyruar sistemin e drejtësisë të ekstradojë një ish-luftëtar të UÇK-së në Serbi, para se të shprehet Gjykata Supreme, vetëm për të shkaktuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in”.
- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article