Shfrytëzonte vajza nga Azia për prostitucion në Tiranë, arrestohet “tutorja” kineze

Një 52-vjeçare kineze është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohet se rekrutonte vajza nga shtetet aziatike dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Red light 2”, policia ka shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtoren e saj, raporton A2.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja kineze Y. Y., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 90 të Kodit Penal. U shpall në kërkim shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.”

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy “tutoret” nga Kina me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë psikologjike ndaj vajzave që shfrytëzonin për prostitucion dhe presion ndaj familjarëve të tyre.

Policia ka zbuluar se shtetasja kineze me inicialet N.D., falë shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15.000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles