Ky është zyrtari i Komunës së Gjakovës i arrestuar për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka zhvilluar të mërkurën një aksion, që rezultoi me arrestimin e një zyrtari i cili dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. Personi që ra në prangat e Policisë është zyrtar i Komunës së Gjakovës, i dyshuar për korrupsion.

Arrestimit të tij i ka paraprirë një hetim që filloi nën dyshimet se zyrtari komunal ka keqpërdorur detyrën dhe ka gisht në një rast të korrupsionit.

Media ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari i gjendjes civile që dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” është Qazim Ibrahimi.

Bazuar në informacionet e para, një qytetar ka denoncuar në Polici se zyrtari Ibrahimi ia ka marrë rreth 200 euro, për t’ia rregulluar disa dokumente.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, 21.08.2024, hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Marrje ryshfeti’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img