Identifikohen trupat nga jahti i fundosur në Itali, në mesin e tyre edhe ai i manjatit britanik Mike Lynch

Manjati britanik Mike Lynch është konfirmuar se është në mesin e të vdekurve nga fundosja e jahtit në Sicili.

Rojet bregdetare italiane gjithashtu kanë nxjerrë trupin e Morgan Stanley, Jonathan Bloomer dhe Christopher Morvillo, së bashku me Judy Bloomer dhe Neda Morvillo.

Në anën tjetër, vajza e Lynch, 18-vjeçarja Hannah vazhdon të konsiderohet e zhdukur.

Recaldo Thomas, kuzhinieri i jahtit, gjithashtu ka humbur jetën dhe trupi i tij u gjet disa orë pas fundosjes së jahtit gjatë të hënës.

Gjashtë persona ishin zhdukur dhe 15 tjerë u shpëtuan, kur anija me flamur britanik u fundos nga stuhitë e fuqishme që kishin goditur brigjet e Sicilisë.

E gruaja e Lynch, Angela Bacares, është në mesin e të mbijetuarve.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles